Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka larguar nga tregu një ndërprerës për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.
Kjo pasi sipas tyre ky produkt nuk është i sigurt për përdorim.
Nga ky Inspektorat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë në rast se hasin në këtë produkt në dyqane.
“Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR PRODUKT TË PASIGURT
Njoftohen qytetarët dhe bizneset se Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për largimin nga tregu të produktit automate (ndërprerës) për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.
Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve nëse hasin në produktin e lartcekur ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, ose produktin në fjalë ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurt.
U ndalohet të gjithë operatorëve ekonomikë që këtë produkt ta vendosin në shitje. Nëse ata posedojnë produkte të tilla ta njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në procedurë të rregullt ta largojnë nga tregu.
Të dhënat më të detajuara për produktin:
Lloji i produktit: Automate
Marka tregtare: Schneider Industry SAS
Emërtimit i produktit: Easypact CVS
IAN kodi: PRB-233066
Vendi i origjinës: Kinë, Francë
Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës./arbresh.info/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë