Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga drejtori për Kosovë, Neil Taylor, shkruan arbresh.info.
Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për prezantimin e Raportit të Tranzicionit për vitin 2021/2022, duke theksuar edhe angazhimin dhe kontributin e rëndësishëm që BERZH-i në vazhdimësi ka dhënë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim lidhur me zhvillimet makroekonomike dhe financiare në Kosovë, duke theksuar qëndrueshmërinë e lartë të sistemit financiar dhe rolin e tij në mbështetje të ekonomisë së vendit.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesit e këtij institucioni për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës për realizimin e një numër projektesh me BQK-në, si dhe shprehu interesimin për rritjen e tyre.
Ndërsa, drejtori i BERZH për Kosovë, Neil Taylor ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...