Qeveria| Për një vit janë rritur investimet e huaja në Kosovë për 65%, dhe janë krijuar 25 mijë vende të punës

11:18 | 23 Mars 2022
S D

Në mbledhjen e 67 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, tha se sipas statistikave të fundit në Kosovë, produkti real vendor ka shënuar rritje prej 10.53%, ndërkaq investimet e huaja për 65%, raporton arbresh.info.

Po ashtu  eksporti në vitin 2021, ka arritur vlerën rreth 3 miliard euro, krahasuar më vitin paraprakë.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës bruto produkti vendor-real gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje prej 10.53%, krahasuar me vitin paraprakë. Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë arritur vlerën prej 2 miliard e 698 milionë euro, krahasuar me vitin paraprakë kemi një rritje të eksportit prej 1miliardë e 228. 8 milionë euro apo 83.65% për mallra e shërbime. Investimet e huaja direkte krahasuar me vitin 2020  janë rritur për 21.8%, ndërsa krahasuar me vitin 2019, për 65%”, tha Kurti.

Të hyrat doganore Kurti tha se është rritur për 31%, dhe janë krijuar 25 mijë vende të reja pune.

“Të hyrat doganore janë rritur për 31%, nga 1 miliardë e 50 milionë në 1 miliardë 3 376 milionë euro. Janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës prej të cilave 10 mijë si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme