Qendërmbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka qenë lojtari që ka arritur shpejtësinë më të lartë nga çdo lojtar tjetër në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një lojtar kyç nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel në sezonin 2021/22, duke bërë 42 paraqitje në të gjitha garat.
Megjithatë, Blutë mund të gjenden së shpejti pa shërbimet e mbrojtësit, pasi sanksionet ndaj pronarit të klubit Roman Abramovich kanë komplikuar më tej bisedimet për një zgjatje të kontratës.
Cilët janë lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier?
I konsideruar gjerësisht si njëri nga mbrojtësit më të mirë në ligë, Rudiger gjithashtu mund të mburret me shpejtësinë më të shpejtë këtë sezon.
Rudiger ka arritur këtë sezon në shpejtësi mbresëlënëse prej 36.7 km/h në ndeshjen kundër Brighton.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1506282089112555524?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1506282089112555524%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzbulohen-emrat-e-lojtareve-te-shpejt-kete-sezon-ne-ligen-premier-rudiger-befason-te-gjithe-duke-u-renditur-pari%2F
Çuditërisht, 29-vjeçari mundi në këtë garë emra lojtarësh që njihen për shpejtësi si Adama Traore, tani i huazuar te Barcelona nga Wolves, dhe Mohamed Salah të Liverpoolit, të cilët arritën shpejtësi prej 36.6 km/h.
Shoku i skuadrës së Salah në Reds, Ibrahima Konate, është gjithashtu në top gjashtëshe, i ndjekur nga Ollie Watkins i Aston Villas dhe sulmuesi i Leicester, Patson Daka. /Telegrafi/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...