Prishtinasi tentoi ta rrëmbente një grua, arrestohet nga polica

09:26 | 23 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbej viktimën femër.

I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.

Sipas policisë, dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar  ta rrëmbej viktimën femër kosovare. I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një  thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme