Google ADS

Disa fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë të pijshëm si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike

10:11 | 23 Mars 2022
S D

Si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike një pjesë e Prizrenit do të mbetet pa ujë të pijshëm, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e Kru “Hidrogjeni Jugorë” SH.A Prizren, thuhet se pa ujëj do të mbesin në Gurëbardh, Turjake, Lumishte, Mirushe dhe Burim.

“K.R.U “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN-Njësia operative në Malisheve  njofton konsumatorët se me datë 23.03.2022 nga ora 10:00-14:00 në bazë të njoftimit për ndërprerje të rrymës nga ana e KEDS-it ku paraqitet problem me furnizim me rrymë tek Stacioni i pompave në “Gurbardh” , pa ujë do të mbesin: Gurëbardh, Turjake, Lumishte, Mirushe dhe Burim”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me rikthimin e energjisë elektrike do të vazhdojë furnizimi i rregullt me ujë.

“Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme