Google ADS

Mbi 50 mjekë kanë ikur nga Kosova këtë vit

08:13 | 23 Mars 2022
A Z

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti 59 mjekë janë larguar nga Kosova, në drejtim të Evropës.

Kështu thotë për arbresh.info kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu.

Ai thotë se ky fakt po e dëmton sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

“Vetëm në mujorin e parë të këtij viti një numër i madh i mjekëve janë larguar nga Kosova për në shtetet e perëndimit. Këtë vit 59 mjek të cilët kanë marrë dokumentin për regjistrim dhe licencim në shtetet e perëndimit, në veçanti për Gjermani dhe Austri. Është numër shumë i madh se vitet e kaluara, nëse flasim për periudhën 3 mujorin e parë”, thotë ai.

Sipas tij, një ndër arsyet kryesore që mjekët janë larguar nga vendi janë është pagat e ulëta që ofrohen në Kosovë.

“Arsyet kryesore se pse mjekët janë larguar nga Kosova janë: kushtet e punës, kushtet e shkollimit specialistike dhe pagat në vendin tonë”, thotë Pleurat Sejdiu.

Ndryshe, vitin e kaluar vendin e kanë lëshuar 210 mjekë, për të kërkuar pagë e kushte më të mira të punës në vende të ndryshme të Evropës.

Ndërsa, në sektorin publik shëndetësor në Kosovë janë rreth 14 mijë të punësuar, prej tyre rreth 6 mijë mjekë.

Rikujtojmë se pagat e mjekëve në vendin tonë janë shumë të ulëta në raport me Gjermaninë. Paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme