Google ADS

Gjermania hedh poshtë thirrjet për bojkot të furnizimeve të energjisë nga Rusia

23:25 | 22 Mars 2022
Trina Galanxhi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sanksionet e Europës ndaj Rusisë mund të jenë “një masë jo afatshkurte, por një konflikt më i gjatë”.

Ai theksoi nevojën që Gjermania të ndalojë varësinë e saj nga importet e qymyrit, gazit dhe naftës ruse “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe “në intensitetin më të madh” gjatë një konference për shtyp në Berlin, transmeton portal arbresh.info

“Kjo është arsyeja pse pozicioni i Gjermanisë për këtë çështje (të bojkotit të energjisë) mbetet i pandryshuar”, tha Scholz.

“Europa, së bashku me miqtë e saj, ka nisur sanksionet më të ashpëra që janë parë ndonjëherë kundër një vendi kaq të madh dhe ato po tregojnë se kanë ndikim”, tha ai.

Gjermania po punon për të diversifikuar furnizimin e saj me energji dhe, ndërsa kjo do të marrë kohë, përfundimisht do të ketë të njëjtin efekt si një bojkot, vazhdoi Scholz.

“Një pjesë e kësaj është edhe mendimi për mjetet që kanë këtë efekt te agresori, por në të njëjtën kohë kanë pasoja minimale në mundësitë e zhvillimit ekonomik në vend dhe që ne mund t’i mbajmë këto sanksione”, shtoi ai.

Vendet europiane i paguajnë Rusisë qindra milionë dollarë çdo ditë për karburantet fosile.

Gjermania ka biseduar me Katarin mbi furnizimin me energji./bbc/arbresh.info/

Të ngjashme