Prince William dhe Kate priten me protesta në Xhamajka

23:19 | 22 Mars 2022
Trina Galanxhi

Udhëheqësit xhamajkanë po i bëjnë thirrje Princit William dhe Katerinës, Dukeshës së Kembrixhit, që t’i ofrojnë kombit një falje dhe dëmshpërblime për skllavërinë përpara vizitës së çiftit, e cila bie në 70 vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për të festuar 70 vjetorin e ngjitjes së gjyshes suaj në fronin britanik, sepse udhëheqja e saj dhe e paraardhësve të saj, kanë përjetësuar tragjedinë më të madhe të të drejtave të njeriut në historinë e njerëzimit”, thuhet në një letër të hapur të nënshkruar nga 100 liderë xhamajkanë, transmeton portal arbresh.info

Udhëtimi i anëtarëve të familjes mbretërore filloi gjatë fundjavës.

Mike Henry, një ligjvënës xhamajkan që ka mbështetur prej kohësh një përpjekje për të siguruar dëmshpërblime, i tha Associated Press se një falje nga Princi William dhe Dukesha Kate do të ishte fillimi i njohjes së “abuzimit të jetës dhe punës njerëzore” që vendi i tij duroi.

Gjatë sundimit 300 vjeçar të Britanisë mbi Xhamajkën, qindra mijëra skllevër afrikanë u detyruan të punonin në kushte brutale, sipas AP./arbresh.info/

https://twitter.com/Nadine_Writes/status/1506316798592962563

Të ngjashme