Amir Rrahmani së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku mes tjerash ka thënë se të luash për Kosovën është një privilegj.
Qendërmbrojtësi i Napolit ka treguar se si babai i tij e ka shtyrë që të luaj futboll, pasi ai si i vogël nuk kishte pasion për këtë sport.
“Kur isha i vogël nuk kisha pasion për futbollin pasi kishte gjëra të tjera më të rëndësishme. Kemi shkuar në Irlandë she kemi qëndruar atje gati një vit dhe kur përfundoi lufta, jemi kthyer sërish në Kosovë. Nga ai moment babai im më ka shtyrë përpara që të filloj të luaj futboll. Kur isha më i ri nuk e kisha një objektiv pasi për ata që janë lindur në Kosovë nuk ishte e lehtë. Pas 5 vjetësh, UEFA e FIFA e pranuan Kosovën dhe ia lejuan të zhvillonte ndeshje zyrtare ndërkombëtare. Unë isha prej të parëve që pranova të luaja për Kosovën. Ishte një privilegj. Për mua është një gjë e pashpjegueshme”, tha futbollisti nga Prishtina.
Tutje, reprezentuesi i Kosovës foli edhe për transferimin e tij nga Hellas Verona te Napoli.
“Kur jam transferuar në Verona, pas gjashtë muajsh më erdhi oferta nga Napoli, të cilën e pranova menjëherë. Dhe, pas një viti që kam arritur në Itali, shkova në Napoli. Jam mjaft i lumtur, sepse është një skuadër që luan gjithmonë në nivele të larta dhe që mundohet ta fitojë çdo ndeshje dhe çdo kompeticion. Napoli është një qytet mjaft i bukur, ka shumë gjëra për t’i bërë dhe për t’i vizituar. Mua më pëlqen shumë që t’i dëgjoj dhe zbuloj historitë e qytetit në të kaluarën. Është një qytet i mrekullueshëm. Dua të vazhdoj kështu sepse ky është vetëm fillimi për Amir Rrahmanin. E them këtë sepse jam i bindur se mund të jap edhe më shumë. Shpresoj që të shkojë gjithçka mirë”, deklaroi 28-vjeçari.
Amir Rrahmani vlerësohet si një nga futbollistët kryesorë te Napoli, teksa është i pazëvendësueshëm në formacionin e titullarëve.
Rrahmani me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...