Google ADS

Xhaferi: Çdo ndryshim i modelit zgjedhor duhet të jetë me konsensus

23:18 | 22 Mars 2022
L G

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se çdo ndryshim i sistemit zgjedhor duhet të miratohet me konsensus.

“Askujt nuk i shërben të mbivotimi. Kjo është ultimatum. Kuvendi nuk duhet të punojë me ultimatum, duhet të ketë konsensus”, tha Xhaferi në emisionin “Objektiv” të TVM-së.

Sipas tij, nuk është problemi te sistemi zgjedhor, por te mbështetja dhe se duhet të ketë debatpër numrin e njësive zgjedhore dhe të dëgjohen argumentet dhe më pastaj duhet të ketë konsensus.

“Konsensus nuk do të thotë fitore për të gjithë, por të ketë lëshime nga të gjithë nga pak, të heqin dorë nga diçka. E kundërta është ultimatum ose diktat”, tha Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme