Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.
Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars.
“Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov.
“Formati i pjesëmarrjes do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shtoi ai.
Nykyforov tha se Zelensky do të flas për nevojën e ndaljes së krimeve të luftës së Rusisë kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës joushtarake.
“Kjo mund të bëhet në disa mënyra – duke mbyllur qiellin, duke i ofruar Ukrainës mbrojtje të fuqishme ajrore dhe aviacion… Ata nuk do të flasin për formate të reja të sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.
Gjatë ditëve të fundit, Zelensky i është adresuar përmes video-lidhjes parlamenteve dhe institucioneve ligjvënëse të shumë shteteve përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë. Ai po ashtu pritet të mbajë fjalim para Asamblesë Kombëtare të Francës. /REL
“Të dua gjithë jetën” – Dafina Zeqiri me dedikim romantik pë...
Shenjat që veshkat nuk ju punojnë: Simptomat që tregojnë dës...
Burimi nuk durohet, ngacmon Lelën: Me tri-katër lugë duke ng...
VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me ...
Gordon firmos kontratë të re me Newcastle
Bellingham mendoi se shënoi ndaj Dortmundit – a e kaloi topi...