Google ADS

Mehaj pritet nga Ministri i Inteligjencës së Izraelit, flasin për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale

20:36 | 22 Mars 2022
L G

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim nga Ministri i Inteligjencës së Izraelit Elazar Stern.

Me këtë rast, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në vazhdim, dy ministrat diskutuan për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.

Në fund, ata u pajtuan që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve tona./arbresh.info/

Të ngjashme