Google ADS

Mbajti të mbyllur në shtëpi pa dëshirën e saj një grua me fëmijën, arrestohet 56 vjeçari në Pejë

16:32 | 22 Mars 2022
L G

Një 56 vjeçar është prangosur nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “ Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Sipas policisë, i dyshuari për tre ditë radhazi kishte mbajtur të mbyllur një femër së bashku me fëmijën e saj në shtëpi, shkruan arbresh.info.

“Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën “ Agush Gjoci” në Pejë, një femër së bashku me fëmijën e saj është duke u mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj në një shtëpi. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, bënë të ditur policia.

Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj nga i dyshuari tre ditë.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: M.D. i lindur me 1966, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48- orësh”, deklaron policia./arbresh.info/

 

Të ngjashme