Organizata ‘Demokraci Plus’ ka publikuar një raport mbi shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve të Kosovës ku ndër të tjera ka rekomanduar që Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin automatik për udhëtim për deputetët marrë për bazë deklarimin e vendbanimit.
Demokraci Plus tutje ka rekomanduar që Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit.
Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s.
Po ashtu kjo organizatë rekomandon që Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit, në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...