Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka listuar 11 “dështime” që sipas tij i ka bërë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për një vit.
Sipas tij, Qeveria Kurti 2 ka dështuar në miratimin e ligjit të pagave, në fushën e energjisë, ka kapur bordet dhe institucionet e pavarura, ka menaxhuar keq pandeminë, dialogu me Serbinë është zhvilluar pa koncept dhe janë menaxhuar në mënyrë joprofesionale situatat e krijuara në veri të vendit.
I pari i AAK-së dështim të qeverisë e quan edhe “dhënien e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit”, shkruan lajmi.net.
Lideri opozitar më tej ka përmendur edhe disa “dështime të tjera”, që sipas tij më shumë se dështime janë “gabime ordinere”.
“Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA. Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik. Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën. Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet. Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro. Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV. Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës