3 të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19

14:58 | 22 Mars 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe tri raste të vdekjes.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe nga Covid-19 janë shëruar 29 persona.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.

Në total numri i rasteve aktive është 642./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme