Man City po kërkon mesfushor në vend të Fernandinhos

14:55 | 22 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Manchester City është në kërkim të një mesfushori të ri për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, “Citizens” po planifikojnë të ndahen me Fernandinhon, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori brazilian është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e kampionit aktual anglez.

Dhe, mediat britanike njoftojnë se trajneri Pep Guardiola ua ka kërkuar drejtuesve të klubit një mesfushor tjetër në vend të brazilianit.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll nuk do të mbetej keq edhe nëse vendos të qëndrojë Fernandinho në “Etihad Stadium”.

Ai ka qenë lojtar i rëndësishëm i ekipit nga qyteti i Manchesterit në sukseset e arritura në sezonet e fundit.

“Citizens” pritet të bëjnë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme