Google ADS

Ukraina publikon shifrat e fundit të ushtarëve rusë të vrarë

12:38 | 22 Mars 2022
A. B.

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka humbur 15.300 ushtarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusisë i janë vrarë 15.300 ushtarë që nga 24 shkurti, kur edhe me urdhër të Vladimir Putinit u urdhërua pushtimi i Ukrainës.

Ukrainasit gjithashtu bën të ditur se forcat ruse kanë humbur 506 tanke dhe 1.556 mjete tjera të blinduara.

Në fillim të këtij muaji, ministria rus e Mbrojtjes pati njoftuar se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, dhe 1.597 tjerë janë plagosur.

Në anën tjetër, tabloidi pro-Kremlinit mbrëmë raportoi se ka publikuar të dhënat zyrtare ku tregojnë se 9.861 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Por mjaftoi ky lajm se menaxhmenti i mediumit të detyrohet ta shlyej disa minuta më vonë – me arsyetimin se ishin të dhëna të pasakta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme