Prej “Shko Hashim”, kur i bënte thirrje që të shkojë në Hagë, kryeministri Albin Kurti tani po thotë se është e pabesueshme që në burg të ketë politikanë që luftuan për liri.
Kurti vetëm në muajin mars ka thënë se në Hagë ka bashkëluftëtarë të Adem dhe Hamëz Jasharit që mbahen në burg pikërisht për luftën çlirimtare të UÇK-së.
Për këtë, opozitari Memli Krasniqi thotë se është e turpshme që i është dashur një vit e gjysmë të flasë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Realisht është e turpshme për vet kryeministrin Albin Kurti që i është dashur një vit e gjysmë që të fillojë dhe të flasë për bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, pa ua përmendur emrat. Ai ende nuk po ua përmend emrat. Ata kanë emra dhe i njeh krejt Kosova – janë liderë të luftës dhe paqes së Kosovës”, tha Krasniqi në një konferencë për media./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë