Google ADS

Abdixhiku për qeverisjen një vjeçare të VV-së: Një vit paaftësi e Qeverisë së paaftë të Kosovës

12:31 | 22 Mars 2022
S D

Në një konferencë për media kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti të paaftë Qeverinë Kurti në qeverisjen e saj për një vit me vendin, raporton arbresh.info.

Abdixhiku tha se kjo qeverisje është përcjell me popullzim, arrogancë dhe arsyetim në të kaluarën.

“Gjatë 12 muajve të shkuar kjo qeverisje e paaftë është përcjell me popullzim, arrogancë, arsyetime tek e shkuara e mungesë e qartë e vizionit zhvillimor për Kosovën. Është përcjell edhe me braktisje fondamentale të kauzave me të cilat ka ardh në pushtet dhe është braktis ajo që është më e rëndësishmja me largimin prej qëllimeve kryesore që një qeverisje ka e që është adresimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve”, deklaroi ai.

Abdixhiku po ashtu përmendi edhe pikat kyçe të cilat e “gjunjëzuan” këtë qeverisje gjatë këtij viti sic ishte pandemia, kriza energjetike dhe rritja e çmimeve.

“Nga kriza e pandemisë tek ajo e energjetikës, tek rritja alarmante e çmimeve Qeveria Kurti ka vendosur ti braktisë qytetarët tanë dhe në betejën e tyre me përballueshm rinë të sillet vetëm si vëzhguese e krizave. Ajo ka dështuar të reagoj me kohë siç ka refuzuar të ndërmarr masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë. Kjo qeveri ka qenë shumë e aftë në kapjen e bordeve në kompani publike  e institucione të pavarura, me qëllim që ti zbatoj ato me familjarë, të afërm e militantë”, tha Abdixhiku.

Si pikë dështuese Abdixhiku përmendi edhe politiken e jashtme të Kosovës ku tha se ka lënë dëme të pariparueshme, si dhe mungesën e përgatitjes për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në politikën e jashtme kjo Qeveri është karakterizuar nga skandali me dëme të pariparueshme për pozitën e vendit me komunikime të turpshme e amatoreske e diskurs jo adekuat diplomatik. Në aspektin e dialogut kjo qeverisje ka treguar një pa përgatitje të plotë dhe as prezantim të një platforme dialoguese”, deklaroi Abdixhiku.

Lidhja demokratike e Kosovës ka listuar 12 fushat ku sipas tyre ka dështuar Qeveria Kurti gjatë një viti qeverisje.

  1. Refuzimi i gazifikimit të Kosovës
  2. Kriza energjetike
  3. Rritja e çmimeve
  4. Politika e Jashtme
  5. Kthimi në dialog teknik
  6. Joefikasiteti i Kuvendit të Kosovës
  7. Kapja e bordeve dhe aktakuza e pushtetarëve
  8. Mosfunksionalizimi i Institucioneve të Pavarura
  9. Vettingu politik
  10. Pandemia
  11. Stagnimi ekonomik
  12. Sulmi ndaj medieve dhe jotransaprenca/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme