Beatrix bën tatuazhe të reja dhe njëra i dedikohet Donaldit?

10:16 | 22 Mars 2022
A. B.

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka treguar ditën e djeshme përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram” se ka bërë 3 tatuazhe të reja.

Dy prej tyre i ka bërë në krah dhe ka vendosur t’ia tregojë edhe fansave.

“Wildcat (Mace e egër)”, është njëri prej tatuazheve dhe pak më lart ka vizatuar një zjarr. Pikërisht tatuazhin e dytë fansat e kanë lidhur me Donaldin.

Kjo për 2 arsye: “Luaj me zjarr” është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt në Ditën e të dashuruarve teksa ndodhej brenda BBV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme