Një studim i fundit i botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism ka gjetur se ushqimi i pasur me karbohidrate ndihmon njerëzit me diabet të jetojnë më gjatë.
Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Harbin në Kinë shikuan të dhënat nga 4642 amerikanë me diabet gjatë 11 viteve, transmeton portal arbresh.info
Ata krahasuan zakonet e të ngrënit, bazuar në pyetësorët e ushqimit 24-orësh, me nivelet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet me kalimin e kohës.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që hanin ushqime të pasura me karbohidrate, sikuse patatet, kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.
E njëjta gjë ishte e vërtetë për pjesëmarrësit që hanin drithëra integrale pasdite dhe ata që hanin perime të errëta dhe me gjethe gjatë natës.
Në të kundërt, ngrenia e mishit të përpunuar në mbrëmje lidhej me rrezikun më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrë.
Modelimi i të dhënave të studiuesve sugjeroi se kalimi i një të dhjetës së një racioni në një kohë më ideale të vaktit lidhej me një reduktim të ndjeshëm të rrezikut – për shembull, ndryshimi i një pjese të patateve nga darka në mëngjes, ose drithërat nga mëngjesi në drekë.
Studimi thekson se lëndët ushqyese nga ushqimi me karbohidrate ndihmon njerëzit me diabet të përputhen me vaktet e tyre me ritmet natyrore biologjike të ndjeshmërisë ndaj insulinës për të përmisuar jetëgjatësinë e tyre.
“Udhëzimet ushqyese dhe strategjitë e ndërhyrjes për diabetin duhet të integrojnë kohën optimale të konsumimit të ushqimeve në të ardhmen,” tha Dr. Qingrao Son, bashkëautor i studimit dhe studiues në Universitetin Mjekësor të Harbinit.
Studimi thekson se njerëzit me diabet kanë gjasa të jetojnë më gjatë nëse hanë një mëngjes të bollshëm dhe nëse reduktojnë darkën./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...