Rusia ka thënë se është shumë herët të flitet për një takim mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duke thënë se nuk ka pasur ende përparim në bisedimet e paqes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte shumë herët për të folur për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, transmeton portal arbresh.info
Komenti nga ana e Rusisë vjen pasi Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të diskutojë një marrëveshje me Rusinë, për të heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të tyrheqjes së trupave ruse dhe një armëpushimi.
“Është një kompromis për të gjithë: për Perëndimin, i cili nuk di çfarë të bëjë me ne në lidhje me NATO-n, për Ukrainën, e cila dëshiron garanci sigurie dhe për Rusinë, e cila nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm të NATO-s”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelenskyy tha se Kievi do të jetë i gatshëm të diskutojë statusin e Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia pas një armëpushimi dhe hapave drejt ofrimit të garancive të sigurisë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...