Google ADS

Zyrtari i NATO-s: Bjellorusia mund të sulmojë, Putini do të vendosë bomba atomike atje

23:24 | 21 Mars 2022
Trina Galanxhi

Bjellorusia, aleati i ngushtë i Rusisë, së shpejti mund të sulmojë Ukrainën, ndërsa është duke e lejuar Rusinë që të vendosë armë bërthamore atje, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruese mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar ofensivën kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore rusë atje”, tha ai.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Ndërsa Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka parë asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse të jenë të përfshira drejtpërdrejt në luftën e Ukrainës, tha zyrtari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme