Google ADS

Shkëmbim i pazakontë në Ukrainë, 6 kufoma të ushtarëve rus për 2 ukrainas të gjallë

17:30 | 21 Mars 2022
KRG

Rusët kanë pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe teknikë ushtarake gjatë tre javëve të luftës në Ukrainë. Këta të fundit raportojnë për më shumë se 13 000 ushtarë të vdekur, ndërkohë që agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike raportojnë për 7 000 – 8 000 mijë.

Pavarësisht luftës, ukrainasit janë duke i mbledhur trupat e rusëve të vrarë duke i varrosur, ndërsa sëfundmi mësohet se ata janë duke i shërbyer jetës edhe pse vetë të pajetë.

Kyiv Post” raporton se sëfundmi mes ukrainasve dhe rusëve ka nisur një shkëmbim i çuditshëm: Rusë të vdekur për ukrainas të gjallë.

Shkëmbimi më i fundit ndodhi sot në zonën rreth Kievit, ku ukrainasit i dorëzuan rusëve gjashtë ushtarë të vdekur dhe morën 2 ushtarë të gjallë që ishin kapur nga rusët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme