Maqedoni e Veriut, 64 raste të reja me COVID-19, katër të vdekur

16:42 | 21 Mars 2022
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 64 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur katër persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 296 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,344 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 303,418, kurse i të vdekurve është 9,184 persona, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme