Google ADS

Prizren, arrestohet i dyshuari që vodhi veturën në autolarje

16:00 | 21 Mars 2022
A. B.

Është arrestuar i dyshuari i cili më datë 19 mars kishte vjedhur një veturë në një autolarje në Prizren. Policia njofton se i arrestuari është 30-vjeçari me inicialet F.M.

“Për shkak se i dyshuari me 19.03.2022, në një Autolarje ne Prizren, kishte e vjedhë automjetin me targa vendore duke u prezantua rrejshëm si…

Është arrestuar i dyshuari i cili më datë 19 mars kishte vjedhur një veturë në një autolarje në Prizren.

Policia njofton se i arrestuari është 30-vjeçari me inicialet F.M.

“Për shkak se i dyshuari me 19.03.2022, në një Autolarje ne Prizren, kishte e vjedhë automjetin me targa vendore duke u prezantua rrejshëm si pronar i automjetit. Personi tani me i arrestuar, intervistohet ne prezence te avokat mbrojtës ne lidhje me rastin”, thuhet në komunikatën për media.

Automjeti i vjedhur bëhet e ditur se i është kthyer pronarit.

“Lidhur me te gjitha veprimet policore njoftohet Prokurori i Shtetit, me aktvendim, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 ore. Rasti është duke u hetuar!”, thuhet më tej në njoftim./arbresh.info/

lexo edhe:

https://www.arbresh.info/lajmet/3prizrenasi-e-dergon-veturen-ne-autolarje-ia-vjedhin/?fbclid=IwAR3hJ9Rgw90yYMtqiDHjUncq3jovS0XowMh8KoIDR5G3IJGLwGj4ExJ3Ezk

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme