Google ADS

Kulusevski tregon arsyen pse nuk shkëlqeu te Juventusi

15:50 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Dejan Kulusevki ka diskutuar për periudhën e tij të dështuar në Juventus dhe pretendon se nuk kishte mjedisin e duhur për t’u shprehur në Allianz Stadium.

Suedezi iu bashkua Bianconerëve nga Atalanta në vitin 2020 pas formës së tij mahnitëse ndërsa ishte i huazuar te Parma.

Ai gjithashtu lulëzoi nën drejtimin e Andrea Pirlos në Juventus sezonin e kaluar.

Megjithatë, në këtë fushatë, Max Allegri nuk mundi të nxirrte më të mirën prej tij dhe ai ishte një dështim në pjesën e parë.

Bianconerët e dërguan atë në Tottenham me një marrëveshje fillestare huazimi dhe ai ka lulëzuar në klubin anglez.

Ai tani ka dy gola dhe 4 asistime për ta në vetëm 9 ndeshje që kur u transferua në Londër.

Shifrat e tij nuk ishin aq të mira në Juventus dhe ai ka një shpjegim në lidhje me këtë gjë.

“Është e vështirë të mos jesh në gjendje të bësh diçka që e di se mund ta bësh mirë. Epo, kjo është ajo që më ndodhi në kohën e Juves, nuk mund të shprehesha. Ishte shumë zhgënjim”, tha Kulusevski përmes Corriere dello Sport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme