Gjykala themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. I., S. I., F. I., I. I., dhe I. I. të cilët me dashje në bashkëkryerje dhe për motive pasurore-pronësore kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I.
Ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që, tashmë të dënuarit fillimisht kishin shkuar për të punuar në pronën kontestuese e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit, ku i ndjeri me familjarët e tij dalin që të bisedojnë me të akuzuarit për të arritur një marrëveshje.
Por diçka e tillë s’kishtë ndodhur dhe situata kishte eskaluar në fyerja e pastaj edhe në konflikt, ku të dënuarit kishin goditur të ndjërin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Lexoni komunikatën e plotë:
Gjykata i dënon me 71 vite burgim pesë të akuzuarit për veprën penale vrasje e rëndë dhe lëndim i lehtë trupor
Gjilan, 21.03.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. I., S. I., F. I., I. I., dhe I. I.(2), ndërsa të akuzuarin E. I. e ka liruar nga akuza.
Me datë 02.05.2019, në ora 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Komunës së Vitisë, të akuzuarit B. I., S. I. dhe F. I., me dashje në bashkëkryerje dhe për motive pasurore-pronësore kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., në atë mënyrë që fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit, ku i ndjeri me familjarët e tij dalin që të bisedojnë me të akuzuarit për të arritur një marrëveshje, por të akuzuarit refuzojnë dhe më pas vazhdojnë me fyerje, duke eskaluar situata në konflikt fizik dhe me mjete të forta mprehëse si drunjë dhe shufra metalike e godasin tani të ndjerin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku fillimisht i akuzuari S. I. e godet në pjesën e pasme të kokës, pas tij edhe i akuzuari F. I. godet pas kokës dhe në fund edhe i akuzuari B. I., godet 2-3 herë në këtë mënyrë. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...