Real Madrid dhe Bayern Munchen janë të interesuar për Pedro Porro-n

14:46 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Siç raportohet nga gazeta portugeze “A Bola”, Real Madrid dhe Bayern Munchen janë të interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë spanjoll, Pedro Porro.

Madridi po konsideron nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm dhe Porro është në krye të listës së tyre të opsioneve.

22-vjeçari, i cili aktualisht është i huazuar të Sporting Lisbona nga Manchester City, vlerësohet plotë 30 milionë euro.

Pedro Porro ka zhvilluar 17 paraqitje deri tani këtë edicion me Sportingun, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar katër asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme