Google ADS

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë një raund tjetër të bisedimeve

14:05 | 21 Mars 2022
A. B.

Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot një raund tjetër të bisedimeve, derisa luftimet mes dy popujve po vazhdojnë edhe në ditën e 26-të të pushtimit rus në Ukrainë.

Negociatorët mbajtën një takim 90-minutësh, e grupet punuese po vazhdojnë takimet e tyre në baza ditore, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info

“Sot jemi duke punuar gjatë tërë ditës”, tha David Arakhamia, pjesë e delegacionit ukrainas.

Këto dy vende janë futur në raundin e ri të bisedimeve, dhe së fundmi kanë filluar të praktikojnë takimet përmes video-linqeve.

Megjithatë, deri më tani ka pasur marrëveshje për armëpushim, por këto armëpushime janë shkelur gjithmonë nga ushtria ruse. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme