Nuk është gjë e re përdorimi i ndonjë mediumi për të shantazhuar qeverinë. Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe/apo manipuluar publikun, ose thjeshtë për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve/shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre.
Shkruan: Luan Dalipi
Një lajm i mirë për qytetarët (dhe lajm i keq për shpifësit): Qeveria Kurti nuk shantazhohet. Gjatë qeverisjeve të kaluara, kur ka pasë shumë raste të krimeve e korrupsioneve në sektorin publik, disa nga ish-qeveritarët e kanë ‘blerë’ heshtjen e portaleve. Kanë paguar nga buxheti i shtetit kontrata të panevojshme dhe të pakuptimta për disa nga media/portale. Këto kontrata e pagesa i kemi ndërprerë. Qytetarët tanë janë të varfër, dhe Qeveria Kurti nuk do të shpenzojë paratë e qytetarëve për të majmur portalet.
Tash, kur më në fund kemi qeverisje të mirë dhe ndalesë të kontratave të tilla të dëmshme, disa portale po tentojnë të hakmerren. Leje që nuk i shfaqin lajmet për goditjet gati të përditshme që shteti po ia bën krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe plasohen shpifje. Fuzionohen dy apo më shumë ndodhi që kinse ndërlidhen, por që në fakt s’kanë të bëjnë asgjë me njera tjetrën, thjeshtë për të baltosur emra të individëve dhe përmes individëve – procese të rëndësishme dhe qeverinë. Psh., një ndër këto procese që po zhvillohet tani dhe që dikush po tenton të hedhë shumë baltë është edhe ai i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.
Le të vazhdojnë me shpifje, ne nuk do të ndalemi e as nuk do të shantazhohemi. Do t’i ndjekim këto fenomene me procedura ligjore.
Por, dëshiroj dhe një herë ta përsëris, asnjë cent nuk do ta paguajmë në portale, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk do të paguajmë për heshtjen me paratë e qytetarëve.
Gjatë periudhës 2015-2020 janë paguar rreth 3.7 milion euro për 30 media/portale, nga disa ministri dhe Telekomi i Kosovës. Rreth 615.000 euro në vit, rreth 51.000 euro në muaj.
Qeveria e tanishme e Kosovës i ka ndalë dhe po i ndalë në vazhdimësi praktikat e dëmshme për buxhetin publik. Është e shëndetshme që qytetarët e denjë ti injorojnë mediat / portalet qëllimkëqija (thjeshtë në rrjetet sociale t’ua bëjnë “unfollow”).
Natyrisht që Qeveria do të udhëhiqet nga principi i transparencës absolute dhe jemi për bashkëpunim etik dhe sipas ligjit me mediat që nuk e shkelin ligjin, pra me ato që angazhohen të zhvillojnë gazetari të mirëfilltë. Në sfidat që po kalon siguria globale e rajonale, toleranca për “fabrikat” që prodhojnë fake-news është duke u zvogëluar.
Kurëdo që plasohen shpifjet, inkurajojmë të gjithë të dëmtuarit padrejtësisht që të parashtrojnë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, dhe pastaj të vazhdojnë edhe me hapa tjerë relevant ligjor.
(Luan Dalipi është shef i stafit të kryeministrit, Albin Kurti)
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...