“Dardanët” me gjest të madh para ndeshjes miqësore të Kosovës kundër Burkina Fasos

12:43 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Tifo-grupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë vendosur që të ndajnë 30 bileta dhe shalla falas për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian për ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kreu i “Dardanëve”, Luli Berisha përmes rrjetit social “Facebook”.

“Jemi të hapur për të gjitha komunitetet dhe besojmë thellësisht që vlerat që i përfaqëson shteti yne, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares nuk është monopol monoetnik”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kujtojmë që Kosova pret Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” më 24 maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme