Reperi i njohur, Kanye West nuk do të mund të performojë në Grammy Awards 2022.
Vendimi për të mos lejuar reperin 44-vjeçar të ngjitet në skenën e evenimentit të madh u mor për shkak të sjelljes së tij shqetësuese në internet. Lajmin e konfirmoi një përfaqësues i artistit për Variety.
Ekipi i reperit ka marrë një telefonatë të premten, ku është informuar se është hequr nga formacioni i interpretuesve për shkak të “sjelljes së tij shqetësuese në internet”.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi u pezullua nga Instagrami për 24 orë pasi shkeli politikat e kompanisë.
Sipas mediave të huaja, një nga deklaratat e reperit ndaj Trevor Noah , i cili do të prezantojë eventin e këtij viti më 3 prill, ishte një faktor në procesin e vendimmarrjes. Sulmi i reperit ndaj Noah është i fundit në një varg postimesh të pazakonta nga muzikanti në kohët e fundit.
Postimet filluan menjëherë pasi ish gruaja e tij, Kim Kardashian nisi një romancë me Pete Davidson, të cilin e ka sulmuar vazhdimisht./arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...