Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë.
Fillimisht është theksuar se luftime të ashpra akoma po zhvillohen në veri të Kievit.
Granatimet e kryeqytetit ukrainas filluan edhe mbrëmë, kurse janë goditur një sërë ndërtesash kolektive dhe një qendër tregtare. Numri i viktimave akoma nuk është konfirmuar.
Thuhet se forcat ruse kanë ngecur në verilindje të Kievit, e ato që kanë përparuar drejt Hostomelit në perëndim dhe në veriperëndim, po hasin në rezistencë nga forcat ukrainase.
“Pjesa e madhe e forcave ruse janë akoma 25 kilometra larg qendër të qytetit”, thuhet ndër tjera në raport.
E ministria britanike e Mbrojtjes, ka theksuar se Kievi mbetet akoma cak i sulmeve ajrore ruse, pavarësisht që në këtë rajon prej javësh nuk kanë bërë ndonjë avancim.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 21 March 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/o31FnBRw3w
?? #StandWithUkraine pic.twitter.com/reAkTEnHFj
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 21, 2022
“Gjatë javëve të ardhshme sigurisht se do t’i japin prioritete tentimeve për ta rrethuar qytetin”, thuhet në raport.
Të dhënat më të fundit mbi situatën në Ukrainë e kanë publikuar edhe forcat e armatosura të Ukrainës, që kanë bërë të ditur se i kanë shkaktuar dëme të mëdha armikut gjatë ditës së 25-të të pushtimit.
“Pozicioni dhe natyra e veprimi të forcave të armatosura nuk kanë ndryshuar gjatë ditës së djeshme”, thuhet ndër tjera.
Ukrainasit thonë se kanë goditur shtatë objektiva ruse, një aeroplan, katër fluturake pa pilot dhe dy raketa.
Thuhet se rusët kanë zvogëluar intensitetin e përdorimit të aeroplanëve me ekuipazh, por se kanë rritur numrin e fluturakeve pa pilot. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...