Google ADS

Eriksen rezulton pozitiv me COVID-19

09:42 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Christian Eriksen ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Eriksen është ftuar nga Kombëtarja e Danimarkës për herë të parë që kur pësoi arrest kardiak në ndeshjen kundër Finlandës në kuadër të EURO 2020.

Mesfushori danez nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares së tij për dy ndeshjet miqësore.

Federata Daneze, tha se Eriksen mund t’i baskohet skuadrës në ditët në vijim nëse rezulton negativ.

Danimarka do të zhvillojë miqësore me Holandën më 26 mars dhe Serbinë më 29 mars./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme