Ka ndërruar jetë ish-futbollisti kosovar, Arben Dubova.
I ndjeri kishte dhënë kontribut të madh në futbollin kosovar si lojtar, por u mundua që dijeninë e tij ta kalonte dhe ta transmetonte edhe tek brezat e rinj.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një telegrami e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe miqtë, por edhe krejt komunitetin sportiv.
“E nderuara Familje Dubova!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj Arben Dubova, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të Kosovës, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta. Arben Dubova ishte në mesin e atyre që dha kontribut të madh për futbollin ferizajas dhe në përgjithësi atë kosovar.
Ai asnjëherë nuk iu nda futbollit, derisa gjatë karrierës së tij u shqua si lojtar i spikatur dhe vetëmohues në fushën e gjelbër. Arbeni ishte aktiv edhe në ekipin e veteranëve të Ferizajt, teksa vlerat e lojës më të popullarizuar tek ne i transmetoi edhe tek brezat e rinj. Arbeni ishte një i pasionuar pas futbollit, derisa njihej për virtyte të larta njerëzore e sportive dhe ndër punëtorët më të dalluar sportivë në rajonin e Ferizajt”.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...