Ylli shqiptare i muzikës me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka zbukuruar revistën e famshme “Harper’s Bazaar” në versionin australian.
Rita duket tërë shkëlqim e veshur në një fustan të ngushtë me mëngë të gjata ngjyrë bezhë dhe nuance të lehta me ngjyrë të verdhë, shkruan arbresh.info
Me flokët kaçurrela, grim të thjeshtë dhe aksesor, artistja me prejardhje nga Kosova dukej e mahnitshme teksa ka mbuluar kopertinën e muajt prill të revistës.
“Është nxehtë tani. Numri i prillit për Bazaar’s në shitje nga e enjte, 24 mars”, ka shkruar Ora.
Përndryshe, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë edhe në edicionin e ri të “The Voice Australia”. / arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...