Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Ngjarjet e datës 21 mars 2022 – Me rastin e shënimit të Ditës së Pranverës do të filloj mbjellja e luleve dhe fidaneve nga Drejtoria e Parqeve në bashkëpunim me NP “Hortikultura”. (Parku i ri Dardania, ora 7:30)
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Zyrës ligjore të Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave lidhur me përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nënligjore sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin për raportin e shkurtë “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vet Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për të siguruar remdesivirin për pacientët e prekur me Covid-19?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
– Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. (Parku Nacional në Blinajë të Lipjanit, ora 11:00)
– Mbahet konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)
– Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
– Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)
– Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama nënshkrun një Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, për ofrimin e shërbimit sa më efikas për pacientët e repartit të hemodializës së QKUK-së të cilëve në mungesë të hapësirave në QKUK, do të u ofrohet në shfrytëzim kati i sipërm në QMF në Kodrën e Trimave. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)
– Me rastin e Ditës Botërore te sindromës Doën do të vendosen 3 tezga ku do të jenë të vendosura gjithë produktet e DSK-së, të punuara nga anëtarët me sindromë, siç janë kartolinat, mjalti, qirinjë, çanta, fotografi etj. (Qendra e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)
– Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me Drejtoreshen e Parqeve znj. Donika Çeta, si dhe nxënës e mësimëdhënës të shkollës fillore të mesme “Dardania” do t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së luleve dhe fidaneve. (Paku Dardania, ora 12:00)
– Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës mban një takim letrar në shenjë të 21 Marsit – Ditës botërore të poezisë, që organizohet tradicionalisht. (Objekti i ri i Lidhjes se Shkrimtarëve e Kosovës, ora 12:00)
– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren greke, znj. Chryssoula Aliferi. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Nën patronatin e Presidentës të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu mbahet marrshi për shënimin e Ditës Botërore të sindromës Doën nën moton “Ec Me Këpucët e Mia”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:30)
– Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve shfaqet dokumentari “Vrapo për Sharrin” në të cilin alpinistja dhe vrapuesja e njohur, Uta Ibrahimi, shpërfaq bukurinë, por edhe dëmtimin e malit Sharr, i cili po përballet me shumë probleme serioze si prerjet ilegale, zjarret, degradimi i parevokueshëm i florës, si dhe humbja e faunës përmes gjuetisë pa leje. (DokuKino në Prizren, ora 18:00)
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...