Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli që është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës Behgjet Pacolli ka një kërkesë për ministren e Ekonomisë dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit.
Pacolli përmes një postimi në facebook, ka thënë se gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatērruar por paraqesin edhe rrezik përmanent për jetrat e njerzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thuera, të rrezuar, të shrembëruar, të zhytur e më përplotë mbeturina. Eshtë një ofendim për shoqêrinë tonë, shkruan arbresh.info
Tutje Pacolli e cilësoi këtë si gjendje alarmante dhe kërkoi të veprohet urgjentisht.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
E nderuara ministre e Ekonomisë
I nderuar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,
Duke mos pretenduar të hyj në kampet tjera të programit tē Qeverisë, unē dua të ndalem te hallet e përditshme të qytetarëve dhe te stagnimi i çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe te shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.
Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare. Nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugeve të demtuara nga vërshimet e vitit 2021. Kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.
Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatērruar por paraqesin edhe rrezik përmanent për jetrat e njerzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thuera, të rrezuar, të shrembëruar, të zhytur e më përplotë mbeturina. Eshtë një ofendim për shoqêrinë tonë.
Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Përveç shkatërrimit të makinave, nga ato gropa rrezikojnë edhe jetrat e njerëzve. Ju lutem shkoni e shifni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor neper pjesen lindore te Kosovës,(rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që sherben edhe si rruge neper të cilën transportohën mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!,andaj duhet të reagoni urgjentisht.
Duhet reaguar urgjentisht edhe për mbrojtjen e ambientit. Shtretërit e lumenjve po shndërrohen në deponi mbeturinash e pyjet po prehen e po degradohet mjedisi ynë. Kjo letër, i nderuar ministër, nuk ka asnjë qëllim të keq dhe nuk duhet të kuptohet ndryshe, perveq nje thirrje per te intervenuar sa me pare./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...