Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”.
“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, – tha Zelensky për CNN.
“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, ne po humbasim njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai./lapsi/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...