Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi triumfojë 1-0 ndaj Nottingham Forestit.
Ishte minuta e 14-të kur The Reds krijuan rastin e parë të rrezikshëm, me Konstantinos Tsimikas që lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi mbi portë.
Roberto Firmoni (28’), po ashtu pati një rast ideal për të shënuar, mirëpo goditjen e tij e priti portieri vendas.
Edhe 45 minutat e dytë ishin të dominuar nga mysafirët, derisa ia dolën në minutat e fundit të takimit që të shënonin golin e fitores.
Fillimisht, në minutën e 59-të, Joe Gomez lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi brenda zonës nuk ia doli të mposhte portierin Ethan Horvath.
Në minutën e 79-të, Diogo Jota ia doli të tunde rrjetën e Nottinghamit, duke përfituar nga një asistim i Tsimikas.
Liverpooli me këtë fitore kaloi në gjysmëfinale, derisa brenda pak minutash do të mësojë edhe kundërshtarin.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor