Google ADS

Ministri Peci afër prodhuesve vendor, nga Gjilani mbështet ngritjen e pemishteve të reja

20:17 | 20 Mars 2022
A. B.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni sot kanë vizituar fshatin Gumnishtë në Komunën e Gjilanit.

Atje u pritën nga Kryetari i Shoqatës së Arrës dhe Lajthisë, Naim Rrahmani. Kjo shoqatë së bashku me profesorin dhe ekspertin e krasitjes, Vahid Avdiu organizuan trajnimin praktik të krasitjes së arrës.

Peci po qëndron afër prodhuesve vendor, derisa njoftoi se trajnimi doli të ishte i frytshëm për të gjithë kultivuesit e arrës dhe lajthisë.

Nga Gjilani, ministri Peci mbështeti ngritjen e pemishteve të reja si dhe zgjerimin e potencialit për pemishtet ekzistuese, si në kultivim ashtu edhe për përpunim.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni, vizituam fshatin Gumnishtë në Komunën e Gjilanit. Përgjatë kësaj vizite na priti Kryetari i Shoqatës së Arrës dhe Lajthisë z. Naim Rrahmani. Kjo shoqatë së bashku me profesorin dhe ekspertin e krasitjes z. Vahid Avdiu organizuan trajnimin praktik të krasitjes së arrës.

Ky trajnim doli të ishte i frytshëm për të gjithë kultivuesit e arrës dhe lajthisë. Krasitja e gabuar e fidaneve dëmton me 30% rendimentin e të gjitha kulturave pemëtare ndërsa mos-krasitja e tyre i dëmton ato me mungesë rendimenti deri në 70%.

Këtë vit kemi rritje substanciale në kategorinë e Subvencioneve për të gjitha kulturat e njëherit kemi rritur përkrahjen për të gjithë kultivuesit e pemëve kurse përmes Granteve, do ta mbështesim ngritjen e pemishteve të reja si dhe zgjerimin e potencialit për pemishtet ekzistuese, si në kultivim ashtu edhe për përpunim.

Poashtu jemi zotuar se brenda mandatit tonë do ta realizojmë digjitalizimin e parcelave në mënyrë që të kemi një pasqyrë të saktë të pemishteve dhe kapacitetit të tyre në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Afër prodhuesve vendorë!/arbresh.info/

Të ngjashme