Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...