Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut bëri të ditur se një 54 vjeçar nga Kumanova humbi jetën duke u përpjekur për ta shuar zjarrin në shtëpinë e tij.
“Dje në SPB Kumanovë është denoncuar se në Kumanovë në “Stara Vodenica” ka shpërthyer një zjarr, afër shtëpisë ku ka jetuar D.L (54). Gjatë shuarjes së zjarrit ka marrë lëndime trupore dhe është gjetur i vdekur në vendngjarje”, thonë nga MPB.
Ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e 54 vjeçarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin