Juventusi po vazhdon me formën e mirë në Serie A, teksa sot regjistroi fitoren e katërt radhazi.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Salernitanan.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:0.
Të dy golat e fitores për “Zonjën e Vjetër” u shënuan në pjesën e parë. Paulo Dybala shënoi fillimisht në minutën e pestë, kurse Dusan Vlahovic pas 24 minutave.
Juventusi tani ka 59 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Salernitana mbetet e fundit (20) me 16 pikë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin