Pavarësisht nënvlerësimit të situatës, Massimiliano Allegri u përplas me katër lojtarë të Juventusit në lidhje me orarin e stërvitjes dhe jo vetëm me Paulo Dybalan dhe Juan Cuadrado.
Mediumi La Gazzetta dello Sport detajon situatën se si Dybala dhe Cuadrado, kapiteni dhe zëvendës-kapiteni në mungesë të Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellini, folën me trajnerin e Juventusit në emër të skuadrës për të kërkuar që orari i stërvitjeve të mbahej si zakonisht.
Kur skuadra e Juventusit luan në shtëpi, ata stërviten në mëngjes para se të lejohen të kthehen në shtëpi deri në stërvitjen e mbrëmjes.
Këtë herë, Allegri donte që skuadra të qëndronte në terrenin stërvitor pas seancës së mëngjesit, diçka që lojtarët nuk ishin të interesuar ta pranoin.
Allegri nuk e priti mirë kërkesën, duke u zemëruar si me Dybalan ashtu edhe me Cuadradon dhe i akuzoi se nuk e kuptonin delikatesën e momentit.
Ish-trajneri i Milanit më pas thirri të gjithë skuadrën për të shprehur zhgënjimin e tij.
Kjo çoi në disa përplasje të tjera verbale me individë të ndryshëm, duke përfshirë Adrien Rabiot dhe Danilo, por Allegri u mbajt i fortë dhe nuk ndryshoi mendje.
Gjërat janë paksa të tensionuara në kampin e Juventusit pas eliminimit të tyre të dhimbshëm nga Villarreali në Liga e Kampionëve në fillim të kësaj jave.
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...
Grantet në bujqësi, Abdixhiku: Do t’i ktheni ato para cent m...