Katër persona vdesin pasi vetura godet turmën me njerëz në Belgjikë

10:44 | 20 Mars 2022
A Z

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në jug të Belgjikës.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bruksel.

Vetura raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup interpretuesish të karnavaleve që po përgatisnin një paradë të dielën.

“Kemi disa dhjetëra të plagosur dhe për fat të keq disa njerëz të vrarë,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Jacques Gobert.

Të paktën 12 persona raportohet se janë lënduar rëndë pas aksidentit. Sipas policisë, personat që udhëtonin në makinë janë arrestuar, raporton BBC, transmeton arbresh.info

 

Të ngjashme