Xherdan Shaqiri i është gëzuar golit të parë në Amerikë teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të re, Chicago Fire.
Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi golin e dytë për të skuadrën e tij në fitoren 3-1 ndaj Sporting Kansas City pasi në minutën e 50-të u tregua i saktë nga penalltia duke dërguar topin në një krah dhe portierin në krahun tjetër.
30-vjeçari është shndërruar menjëherë në një nga lojtarët kryesorë të Chicago Fire dhe në katër ndeshjet prej kur është bërë pjesë e skuadrës, i ka luajtur të gjithë minutat teksa ka dhuruar edhe dy asiste.
Kujtojmë se Shaqiri u transferua në MLS këtë merkato dimërore ku u përshëndet me Lyonin për të provuar ëndrrën amerikane, e cila mesa duket thjesht sa ka nisur të realizohet.
Chicago synon të jetë kampionia e Konferencës së Lindjes dhe sezonin e ka nisur mbarë me dy barazime dhe dy fitore që e mbajnë skuadrën në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Philadelphia ndërsa për të mbërritur objektivin sytë janë drejtuar nga Xherdan Shaqiri.
FOR THE HOME CROWD @XS_11official pic.twitter.com/4kry0USPt1
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) March 19, 2022
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin